Mbi 2 mijë ton naftë kontrabandë në Durrës/ Spaho ngre tonet në Kuvend: Kush e porositi? Do kapni njeri?

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Portin e Durrësit u bllokuan dy ditë më parë 2275 ton naftë kontrabandë.

Sasia e naftës po transportohej me anije cisternë nga Libia në Shqipëri.

Deputeti demokrat Edmond Spaho, kërkoi në seancën e sotme plenare që të zbulohen detaje.

Ai kërkoi që të bëhet e ditur “kush është arrestuar për naftën kontrabandë, kush e ka porositur, kush i ka marrë dy të parat?”

“Do kapni njeri? Kemi thyer edhe sanksionet,” shtoi deputeti demokrat.

Kujtojmë se në dëshminë e dhënë para autoriteteve shqiptare, kapiteni i anijes Zuhair Alkëafi u shpreh i habitur për sekuestrimin e 4 milionë dollarë naftë. Sipas tij, kjo nuk ishte hera e parë që vinin në Shqipëri për të sjellë naftë nga Libia.

Zjarr Tv Ad