Mbi 50 pedagogë i bashkohen protestës: Të bëhen ndryshime në Arsimit e Lartë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestës së studentëve të cilët kanë 16 ditë që kanë bojkotuar mësimin, i janë bashkuar mbi 50 pedagogë të universitetit të Shkencave sociale.

Ata kanë firmosur gjithashtu  një dokument i shkurtër ku i kërkohet qeverisë shfuqizimi i ligjit problematik të arsimit të lartë që cilësohet, deri më tani si thelbi i kaosit të shkaktuar në universitetet publike.

Kryeministri Rama në “dialogët” e tij me studentët e ka mohuar kategorikisht abrogimin e asaj që ai e cilëson si një nga reformat e tij kryesore. Por, pedagogët e quajnë atë një zëri si “shkakun themeltar të problemeve në universitetet publike shqiptare”.

Për të mbështetur kërkesën e tyre ata kanë shpërndarë edhe një dokument drejtuar rektoratit që në fillim të vitit 2015 ku ata bënin vërejtje thelbësore për reformën ende të pa miratuar në parlament.

Por ashtu sikurse ndodh rëndom, kërkesat e tyre nuk u morën parasysh nga një mazhorancë e shurdhër, e vetkënaqur dhe që kishte vetëm një qëllim, të shpinte paratë e publikut tek privatët.

Pra veprimi i tyre i sotëm ngjan koherent me një qëndrim të mbajtur prej vitesh dhe jo një ndjenjë emocionale e shkaktuar nga solidarizimi me studentët e tyre.

Zjarr Tv Ad