Mbi 55 mijë vota të qytetarëve që i dhanë fitoren e mandatit të tretë Partisë Socialiste, shkuan për zyrtarë të arrestuar

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më 25 prill u shënua një vit nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, ku Partia Socialiste arriti të fitonte mandatin e tretë, ndërsa PD do të vijojë të jetë në opozitë deri në vitin 2025, kur edhe të mbahen zgjedhjet e tjera të ardhshme.Kemi dëgjuar, që në çdo periudhë zgjedhore ka patur raste ku qytetarët kanë shitur votën e tyre edhe për një thes miell. Kjo për shkak të varfërisë. Politikanët të cilët premtojnë shumë në fushata zgjedhore, konsiderohen nga qytetarët si persona me vlera të larta për vendin.Në këtë menyrë, votuesit i lejojnë ato që të “provojnë” aftësitë e tyre për të çuar vendin përpara dhe jo duke blerë votat që të fitojnë besimin e detyruar.Të votosh do të thotë të caktosh të ardhmen tënde, duke zgjedhur më të mirin për vendin tënd.Por koha ka treguar se pas zgjedhjeve qytetarët kuptojnë se thesi i miellit, kurrsesi nuk mund të zgjasë katër vite…dhe nisin dhe bërtasin me të madhë revoltën që kanë nga rritja e çmimeve, pagat ,pensionet ulëta dhe poltikanët që bëhen milionerë nga taksat e djersës qytetare , madje dhe se i kanë lënë në dorë të ardhmen e tyre personave nga radhët e krimit. Instituti i Studimeve Politike, përmes një postimi në faqen zyrtare ka bërë një përshkrim të situatës politike në një vit.ISP thekson se aktualisht PS e cila siguroi mandatin e tretë ka 2 deputetë në burg Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën, 1 të dorëhequr Gramoz Ruçin dhe 2 të tjerë indirekt nën sanksione amerikane, Rakipin dhe Saimir Hasallën. Në total sipas ISP, këta 5 deputetë kanë marrë 55,868 vota përfaqësuese, ndërsa e përmbyll reagimin se ky është rezultati deri tani.“25/54/2021 vs 25/4/2022: Ende nuk ka nisur reforma e re zgjedhore. PS fitoi mandatin e tretë, PD ende në krizë të brendshme & krizë përfaqësimi. Një vit më vonë, PS ka 2 deputetë të prillit 2021 në burg, 1 të dorëhequr dhe 2 të tjerë indirekt “non grata” nën sanksione amerikane, të cilët në total morën rreth 55,868 vota përfaqësuese! Deri tani”, shkruan ISP.

13 deputetë të PS zyrtarisht produkt i influencave kriminale

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Gent Strazimiri ka komentuar situatën politike në vend.Strazimiri deklaron se mazhoranca aktualisht nga 77 deputetë që ka fituar në zgjedhjet e 25 prillit, vetëm 64 janë të papërlyer. Sipas tij 13 të tjerë janë zyrtarisht produkt i influencave kriminale të certifikuara edhe amerikanisht.Mes ironisë, Strazimiri tha se as grupimi i Lulzim Bashës as amerikanët nuk kanë asnjë reagim për këtë situatë, por përkundrazi ulen në tryezë për të diskutuar zgjedhjen e presidentit të ri. “Mazhoranca ka sot vetëm 64 deputetë ende të papërlyer, se 13 të tjerët janë zyrtarisht produkt i influencave kriminale të çertifikuara edhe amerikanisht…Por as “beteja sapo ka filluar”, as “amerikanistët” nuk e thonë… ulen në tryezë me ta për të zgjedhur Presidentin, sikur asgjë s’ka ndodhur”.

Zjarr Tv Ad