Presidenti Meta çmon me titullin “Mjeshtër i Madh” volejbollistë të spikatur: Burim frymëzimi për brezat e sportistëve të rinj

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me anë të një ceremonie të veçantë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi me Titullin “Mjeshtër i Madh” disa volejbollistë dhe volejbolliste të spikatura:

Zonjën Eva Kavaja: “Me mirënjohje për kontributin e dalluar shumëvjeçar si sportiste dhe trajnere e ekipit të volejbollit ‘Dinamo’ si dhe Ekipit tonë Kombëtar, duke arritur rezultate të larta në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Zonjën Theodhora Koço (Qoshja): “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e shquar shumëvjeçar si volejbolliste e ekipeve ‘Skënderbeu’, ‘Lokomotiva’, ‘Partizani’ dhe Ekipit tonë Kombëtar, duke arritur rezultate të larta në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.”;

Zotin Ylli Shehi: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shkëlqyer si volejbollist i ekipit ‘Dinamo’ dhe Ekipit tonë Kombëtar. Me mirënjohje kapitenit të skuadrës ‘Dinamo’, sulmuesit të spikatur dhe bllokuesit të pakalueshëm, korrektësia e të cilit në punë dhe respekti për kolektivin, e bënë atë një lojtar dhe trajner të shquar në karrierën e tij.

Zotin Anastas Panteqi: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e madh dhe talentin e jashtëzakonshëm si volejbollist i skuadrës ‘Dinamo’ dhe Ekipit tonë Kombëtar. Me mirënjohje organizatorit me cilësi të jashtëzakonshme, mbrojtësit të shkëlqyer dhe virtuoz në lojën e tij që u shndërrua në një nga legjendat e volejbollit shqiptar.

si dhe zotin Hasan Gurabardhi: “Në shenjë vlerësimi për rezultatet e larta në sportin e volejbollit si organizator i ekipit ‘Erzeni’ të Shijakut, duke u shpallur kampion për disa vite me radhë. Me mirënjohje trajnerit kampion në volejbollin e femrave, me skuadra si ‘Tirana’, ‘Mirdita’, ‘Marin Barleti’ dhe i Ekipit tonë Kombëtar, duke u dalluar për përkushtimin, pasionin dhe rezultatet e tij në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare. Në fjalën e tij drejtuar ish-sportistëve, familjarëve dhe kolegëve të tyre, Presidenti Meta u shpreh se këta volejbollistë janë brim frymëzimi për brezat e sportistëve të rinj.

Zjarr Tv Ad