Mbishkrimet e vendosura në rrugë, Bashkia e Shkodrës nxjerr punëtorët për ti hequr, paralajmëron qytetarët: Nuk janë estetike, do të ndëshkoheni

0
181
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë viteve të fundit një ndër mënyrat që qytetarët zgjedhin për t’i uruar ditëlindjen personave të tyre të zemrës është dhe vendosja e mbishkrimeve në rrugët kryesore të qytetit ku jetojnë.

Mirëpo, së fundmi Bashkia e Shkodrës ka vendosur t’i “prishë” këto supriza. Ditën e sotme të gjitha mbishkrimet e vendosura janë hequr, pasi kanë krijuar një imazh aspak të përshtatshëm estetik dhe vendosja e tyre është kryer në mënyrë abuzive nga individ apo subjekte private.

Përmes një postimi në “Facebook”, bashkia u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të mos ndërmarrin veprime të tilla dhe të krijojnë një imazh jo të pëlqyeshëm për qytetin, duke paralajmëruar më tej dhe masë administrative ndaj personave të cilët i vendosin.

“Bashkia e Shkodrës ka ndërhyrë gjatë ditës së enjte për heqjen e mbishkrimeve të vendosura në disa rrugë kryesore të qytetit. Të tilla mbishkrime kanë krijuar një imazh aspak të përshtatshëm estetik dhe vendosja e tyre është kryer në mënyrë abuzive nga individ apo subjekte private.

Në këto kushte, gjejmë rastin t’ju bëjmë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të mos ndërmarrin veprime të tilla që krijojnë një imazh jo të pëlqyeshëm për qytetin, pasi përveçse do të kryhet heqja e tyre, do të jemi të detyruar të ndërmarrin edhe masa administrative.

Ju ftojmë të gjithëve të kontribuoni për një qytet të pastër dhe që prezantohet denjësisht në sytë e çdo turisti”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkodrës.

Zjarr Tv Ad