Deputeti Tomorr Alizoti ka dalë nga selia blu ku po mbahet edhe një mbledhje prej disa orësh. Ai para mediave edhe një herë tha që Lulzim Basha duhet të japë dorëheqje.
Sipas tij edhe pse e kanë kërkuar shumica e deputetëve Basha nuk do të heqë dorë, teksa tha se kishte thënë se do të mbledhë Këshillin dhe Kryesinë.
“Një pjesë është për dorëheqje folën të gjithë në mënyrë ekselente. Që të vish në 2022 dhe të gjesh një parti që më kujton Spaçin nuk është më parti politike. Nëse duam që të jemi anëtarë Perëndimor duhet të sillemi si të tillë.
Modeli Putinist është të rrish në pushtet. Hapa pas tha ai, ,e atë që kuptova unë Basha nuk do të dorëhiqet se thotë do mbledh Kolegjin dhe Këshillin. E ka të vështirë të ikë. E deklaron në Grupin Parlamentar që unë marr përgjegjësitë dhe largohem por kjo nuk ndodhi së fundmi. Partia duhet të heqi hekurat se nuk është më parti politike dhe duhet dreqi e hëngrët që të heqi dorë. Pse qenka kaq e vështirë të ikësh nga pushteti. Unë mbajta qëndrimin tim i thash vetëm dorëheqje. Dorëheqje dhe votë” tha ai ndër të tjera.