“O piktor, o manipulator”, Kryemadhi reagon pas deklaratës së Ramës: Anulo pagesat e inceneratorit të Tiranës

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ku prezantoi paketën e rezistencës sociale.

Ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale e quan Ramën “piktor dhe manipulator”, teksa i kërkon që të anulojë pagesat e inceneratorëve të Tiranës.

“O piktor, o aktor, o manipulator…. Anulo pagesat e inceneratorit të Tiranës, që po i shijon Stela Gugallja dhe Klodian Zoto në arrati! Këtë e ke vetë në dorë dhe nuk varet hiç nga lufta në Ukrainë, por nga lufta që ke me shqiptarët brenda mendjes tënde. Anulo koncesionin korruptiv të firmosur nga Veliaj dhe me ato para të subvecionohen deri në fund familjet shqiptare, biznesi, fermerët, sektori i hoteleri-turizmit që do e blejë lëndën e para deri në 10 herë më shumë. Po ule dhe taksat akoma më mirë, por këtë punë e kanë marrë qytetarët tashmë në dorë” shkruan Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad