Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, satira e Gjekmarkajt: Ditë të zeza e presin Ramën…

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka mbajtur mbledhjen për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor që do të çojë demokratët drejt zgjedhjeve të reja për kryetar.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili shprehet se u përjashtuan nga Këshilli Kombëtar i PD-së mbi 170 persona.

Përmes një postimi në rrjete sociale, teksa e ka kometuar mbledhjen me nota satire dhe ironie, Gjekmarkaj shkruan ndër të tjera: Edi Rama po dridhet si qafir se i erdhi sosja. Po u bënë edhe pese a gjashte mbledhje si kjo, tre fjalime te Sufes, Tupit, Dupit dhe Zupit vrima e miut do i duket hotel me pese yje. Ditë të zeza e presin

Postimi i plotë:

Sufja, Udri dhe Zupi me një klik perjashtun 170 e kusur veta nga keshilli kombetar, i PD zyrtare i debuan nga hija e vules si lakmitaret nga bahçja. Hajde qerratenj hajde. Nuk kishim dyshim per aftesitë.

U hakerryen, u perbetuan që o e qesim në selamet opozitarizmen o ska!

Tani u thone njerzve hajt sikter ikni njehere meditoni, piquni, ngrihuni në lartesinë e Vules dhe pastaj shomë e bejmë edhe bashkohemi. Tani per tani mendimi ndryshe nuk na duhet. Atë e dime ne.

Te uruarit po u japim një mundesi demokratve vikasin ! Partia e re me Liderin e ri historik në krye me kolonelet e saj Sufja, Zupi, Zuthi, Dupi, Tupi, Dokupi, Enkupi , Jakupi , Potuku, Kallupi do jete edhe oksidentale edhe demokratike , edhe erdoganiste e fondamentaliste , edhe pro amerikane, edhe vehabiste edhe laike, intelektuale e elitare po e po! Ja mberrime edhe kesaj dite ku lavdia dhe shpresa vershojnë si uji i Lanes oborreve të opozites. Edi Rama po dridhet si qafir se i erdhi sosja. Po u bënë edhe pese a gjashte mbledhje si kjo, tre fjalime te Sufes, Tupit, Dupit dhe Zupit vrima e miut do i duket hotel me pese yje. Ditë të zeza e presin. Ketu nuk kemi parasysh as kendimin e hymnit e as një nga fjalet e zjarrta ku thuhet qe beteja sapo u bitis. Serioziteti dhe ndershmeria, interesi publik dhe ai opozitar, dija e mira , e dashura dhe e bukura sot triumfuan mbi delenxhillekun, dordomuzllekun, batakçillekun padijellekun perçarjen dhe kapjen. Aferim more te uruar aferim, banaliteti dhe poshtersia ju kalon anash pa ju lagur gjekundi. Sot mund të mburreni i bashkuat demokratet.

Zjarr Tv Ad