Mbledhja maratonë e qeverisë, Rama: Fiskalizimi, një histori suksesi

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme shifrat e fiskalizimit dhe thotë se ky proces është një histori suksesi, i ndërmarrë nga qeveria shqiptar. Po ashtu, edhe deklarimet për pagat dhe sigurimet janë rritur.

“Fiskalizimi një histori suksesi me 100% të biznesit të madh dhe 93% të të voglit tanimë online 24/7, dmth më shumë transparencë, më pak informalitet.

Deklarimet, paga & sigurime rritur me 7% në sektorin privat vetëm nga formalizimi, falë kontrolleve sensibilizuese.

Investimet e huaja direkte 984mln€ janar-shtator 2022 ose 255mln€ më shumë se janar-shtator 2021″, thuhet në njoftimin e kryeministrit Rama.

Kabineti i ministrave ka nisur prej ditës së djeshme një mbledhje maratonë në “Vilën 31” në kryeqytet, ku të gjithë ministrat po raportojnë te Rama për punën përgjatë vitit 2022 dhe projektet për vitin 2023.

Zjarr Tv Ad