Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë mbledhjen e parë pas përzgjedhjes së anëtarëve.
Mbledhja do të drejtohet nga anëtarja më e vjetër joprokurore.
Gjatë mbledhjes së sotme, KLP pritet të zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarin e saj.
Dy kandidantët janë Gent Ibrahimi dhe Nurian Sehiti.
Brenda 5 ditësh KLP pritet të shpallë garën për prokuror të përgjithshëm.
Këshilli i Lartë u Prokurorisë përbëhet nga 11 anëtar.
Anëtarët e KLP janë: Gentian Osmani, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Antoneta Sevdari, nga prokuroria e Tiranës, Besnik Cani prokuror i Elbasanit, Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër, Kostaq Beluri nga prokuroria e përgjithshme, avokatët Nurihan Seiti (Metaj), Tartar Bazaj. pedagogët Gent Ibrahimi, Sandër Beci si edhe nga shoqëria civile, Alfred Balla.