Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Mbrojtësi i Kombëtares, i grumbulluar edhe nga Panuçi me Shqipërinë, Kastrioti Dermaku, po bën mirë me skuadrën e Kosencës në Serinë B, ku është një pikë kyçe në formacionin e kësaj skuadre.
Pas sinjaleve në Itali, ku është skuadra e Bolojnës që e kërkon ta ketë për sezonin tjetër, një interes i madh vjen nga Turqia. Mediat turke, raportojnë se është ekipi i Beshiktashit, që e sheh Dermakun si një lojtar me vlera për ta pasur në ekip. Ekipi i Beshiktashit mund të ketë probleme në mbrojtje, pasi disa prej titullarëve mund të largohen, dhe po mendojnë që tani për zëvendësuesit, ku një prej tyre është pikërisht 27-vjeçari shqiptar, Kastriot Dermaku.