Mbyllen hetimet, dosja “Tahiri” dërgohet në gjykatë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë përfunduar hetimet në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Dosja në ngarkim të tij është dërguar në gjykatë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, paraditen e sotme.

Ndërkohë ditën e nesërme në orën 13.00, Tahiri është thirrur për tu njohur me akuzat.

Ndaj ish-ministrit janë ngritur akuzat e veprave penale “Trafik ndërkombëtar droge” në bashkëpunim, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

Mbyllja e hetimeve ndaj tij dhe dërgimi i dosjes në gjykatë, vjen pasi më 11 shkurt Gjykata e Krimeve të Rënda, pranoi kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm, për të mos zgjatur hetimet me tre muaj të tjerë.

Saimir Tahiri është vënë nën hetim, si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë.

Ai akuzohet se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal.

Zjarr Tv Ad