Mbyllet seanca plenare, Balla flet pas sherrit me Bashën: Ndjej keqardhje, opozita s’mund të gjejë arsye të paqëna për të braktisur Kuvendin

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sapo ka përfunduar seanca plenare e sotme ku u miratuan kryetarët e Komisioneve Parlamentare.

Pas përfundimit të seancës kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se ndjente keqardhje për largimin e opozitës nga Kuvendi.

Sipas tij opozita gjen arsye të paqena për debat që në seancën e parë, kur një gjë e tillë është në kundërshtim me rregulloren.

Ndjej keqardhje për mungesën e arsyes së largimit të tyre nga një seancë, ku grupet parlamentare miratojnë propozimet e tyre. Unë shpresoj se edhe kjo ngjarja e sotme të mos përsëritet më në seancat e tjera. Koha për debate dhe sherrnaje ka përfunduar. Ne kemi një mandat të rëndësishëm për të çuar para. Ju jeni gazetarë dhe e njihni mirë rregulloren e kuvendit, ajo që ndodhi do të jetë diçka e shkëputur. Bashkë më Rushajn u informuam se do të ketë dhe grupe të tjera parlamentare. Dëshira ishte që komisionet të fillonin punën. Ajo që është e rëndësishme është gatishmëria jonë edhe pas kësaj gjuhe të papranueshme nga përfaqësuesit e PD, por ne do të vazhdojmë të gjejmë rrugën e dialogut kontruktiv, ajo që është e domosdoshme në këtë fazë, jo vetëm të fillimit të legjislaturës së re, por edhe në fazën e proceseve intergruese që kalon vendi”, u shpreh Balla.

Zjarr Tv Ad