“Mbyllja e kolegjit Mehmet Akif, kërkesë e Erdoganit që prej 2015-ës”/ Agim Nesho: Kjo qeveri e ka shkatërruar shtetin! E mban veten vetëm me skandale

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho e ka konsideruar skandaloz vendimin e qeverisë shqiptare për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif”. I ftuar në emisionin “Open”, Nesho tha se kjo ka qenë një vendim i Presidentit Recep Tayip Erdogan që prej vitit 2015.

Sipas Neshos, kjo qeveri e ka shkatërruar shtetin dhe po e mban veten vetëm me skandale.

Nesho: Ne duhet të flasim për thelbin. Mendoj që kjo qeveri që e ka shkatërruar këtë shtet. Shteti shqiptar mbahet me mosrespektim e institucioneve duke provokuar dhe krijuar dita ditës skandale të tjera. Ne të gjithë e dimë që kjo është një kërkesë që nga 2015 nga Erdogan dhe kjo qeveri ka filluar të mosrespektojë veten. Vendet arsimore të Gylen më shumë janë në Amerikën dhe paguhen edhe nga taksapagues amerikan për rolin që kanë.

Guximi për të qenë transparent ndaj opinionit publik mungon. Asnjë regjim nuk e ka çuar Shqipërinë deri në një shpërbërje të shtetit krijimin e një situate të pasigurisë. Kjo qeveri ka përfunduar dhe veten e mban vetëm me skandale. Duhet t’i biem në kokë se kush është problemi.

Zjarr Tv Ad