Mbyllja e shkollave për 3 ditë, reagon PD: Përveç dështimit për ngrohje në shkolla, vë në vështirësi edhe pridërit

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbyllja e shkollave për datat 24,25 de 26 janar u njoftua nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila tha se ishte i domosdoshëm ky vendim duke marrë parasysh masat ajrore të ftohta të cilat do të përfshijnë vendin të cilat mund të shkaktojnë dëmtime në shëndetin e nxënësve.

Ndërsa sot ka ardhur edhe reagimi nga PD. Nëpërmjet një statusi në facebook, zëdhënësja dhe njëkohësisht deputetja, Ina Zhupa ka shkruar se përveç dështimit të qeverisë për të siguruar ngrohje në shkolla, shkaktone edhe një tjetër problem për prindërit. Duke qenë se fëmijët e tyre do jenë në shtëpi njëri prej prindërve, duhet të ndalet nga puna edhe të kujdeset për ta.

Zhupa ka kërkuar nga qeveria që të marrë një vendim ku njëri prej prindërve ta ketë të mundur të qëndrojë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët. Deputetja dhe zëdhënësja e PD, Ina Zhupa: Mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes përvec se nxorri në pah dështimin në krijimin e kushteve mininale si ngrohja në shkolla por ka vënë në vështirësi prindërit.

Kur të dy prindërit janë në punë, lënia në shtëpi e fëmijëve pa shkuar në shkollë, i vë ata në vështirësi se kush do kujdeset për ta 3 ditë. Vendime të tilla kur merrren në raste të jashtëzakonshme duhet të shoqërohen me përgjegjshmërinë e vendimeve shoqëruese.

Sic është nxjerrja e në vendimi nga qeveria që njëri nga prindërit të ketë mundësi të qëndroj në shtëpi për këtë arsye dhe mos përballet me penaliteti financiare nga punëdhënësi! Ministria e arsimit duhet të reagoj menjëherë dhe ti kthehet përgjegjësive që i takojnë kur merr vendime të tilla.

Zjarr Tv Ad