Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, reagon pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të mbyllur tre ditë shkollat, për shkak se vendi është pushtuar nga moti i keq. Në një postim në ‘Facebook’, Vasili shkruan se ‘Po keta vune takse per shkollat, takse, qe e paguanin edhe pensionistet e shkrete. Bene PPP me dhjetra milion euro per shkollat. Po ku eshte ngrohja e shkollave??’ Me ironi, numri dy i LSI shkruan se ‘Vajmedet sikur dimri te zgjase me shume, se i bie qe femijet te mbeten pa shkolle’.
Postimi i Vasilit:
Medet per kete popull, tre dite dimer, mbyllen shkollat se ngrohje s’ka!! Ministrja e Arsimit deklaroi mbylljen e shkollave se ne fillimjaven qe vjen do te beje ftohte. Po keta vune takse per shkollat, takse, qe e paguanin edhe pensionistet e shkrete. Bene PPP me dhjetra milion euro per shkollat. Bene inaugurime pa fund me fjalime me propagande me zhurme e me bujurdi nga kryeministri e te gjithe keta megafonet e tjerecme radhe Na mbyten me video 3D, na shurdhuan veshet me fjalet :”si e gjetem dhe si i transformuam shkollat”.
Po ku eshte ngrohja e shkollave?? Po ku u zhduken qindra milion eurot?? Grabitje me te madhe nuk na kane pare syte. Medet as nje jave dimer nuk perballon dot kjo qeveri per arsimin e femijeve. Vajmedet sikur dimri te zgjase me shume, se i bie qe femijet te mbeten pa shkolle. Pacipesise se deklaratave te Edi Rames ,Veliajt & co u doli boja perfundimisht. Prinderit duhet te mbajne syte nga qielli dhe ti luten zotit te mos beje ftohte se qeveria nuk garanton ngrohjen as ne mes te Tiranes.
Megjithate keta prap do dalin ashtu te paturp sic jane e do thone: ” Keshtu ben ftohte ne gjithe boten”. Nuk kane faj keta, kur drejtesia kapet per fyti dhe futet ne xhep nga qeveria taksiratet bien mbi njerezit dhe ndeshkim nuk ka.