Mero Baze ka publikuar një video të ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë turit të tij pak ditë më parë në Fier.
Në këtë sekuencë të shkurtër, dëgjohet deklarata e Berishës, i cili akuzon ish-ambasadorin e SHBA, Donald Lu, duke thënë se iku në Uzbekistan më lekët e George Soros.
Por kjo deklaratë e Berishës vjen vetëm pak ditë pasi Lu është emëruar nënsekretar Shteti. Pas kësaj deklarate Baze shkruan me ironi: “Merreni me mend sa duhet të ketë paguar për këtë post sipas Berishës”.
“Departamenti amerikan i shtetit e shet një vend ambasadori 10 milionë euro. Akuza vjen nga Sali Berisha për emërimin e Donald Lu si ambasador i SHBA në Uzbekistan. Para një jave ambasadori Lu është emëruar nënsekretar Shteti. Merreni me mend sa duhet të ketë paguar për këtë post sipas Berishës…Kështu është kur çmimet e gjobave të Zenit i konverton për administratën amerikane!”, shkruan Mero Baze.