Ndoka: Shpresat me Bashën kishin humbur, i kemi kërkuar Berishës të rikthehet

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i demokristianëve, Nard Ndoka, i ftuar në Syri Tv, foli për zhvillimet e brendshme politike në PD.

Ndoka thekson se shpresat e PD për fitore të zgjedhjeve me Bashën kishin humbur, duke shtuar se i është kërkuar Berishës që të rikthehet.

“Përlasja brenda PD është artificiale. PD po tundet dhe do të ketë një zgjidhje dhe kjo na jep një zgjidhje, se gjërat do të lëvizin në mënyrën e duhur. Shpresat me Bashën kishin humbur. Berisha ka qenë i distancuar nga zhvillimet dhe Berisha nuk ka marrë vendimmarrje në Partinë Demokratike. I kemi kërkuar Berishës të rikthehet. Berisha ka qenë kundër djegies së mandateve.

Basha e sheh se shumë vetë janë kthyer kundër tij. Unë shoh Lulin të çekuilibruar, bën gafa të rënda. Basha me zgjedhjet që janë mbajtur ka humbur autoritetin. Basha mori një vendim personal për Berishën, nuk pyeti bazën dhe baza tani është bërë kundër tij. Basha është një politikan që është shantazhuar dhe me goditjen e parë është ulur barkas. Basha nuk u rrit kurrë si lider”, u shpreh Ndoka.

Zjarr Tv Ad