“Më grabitën, dhunuan dhe tërhoqën zvarrë”- Si kontrollonte krimineli shqiptar lëvizjet në konviktet e studentëve, ata që dyshohet se ishin policë… Policia ka sekuestruar 20 celularë

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me aktivitetin e bandave që strehoheshin në Universitetin Politeknik në zonën e Zografou.

Sipas dëshmitarëve, autorët kishin guxim të tepruar dhe shfaqnin forcën brenda ambienteve të universitetit.

Një 42-vjeçar tha për mediat greke se është rrahur rëndë në maj të vitit 2022, kur u gjet në afërsi të Universitetit Politeknik pasi menduan se ishte polic.

“Më thanë të prisja pak”, përshkroi ai. Pak minuta më vonë një grup prej dhjetë personash me motor, e grabitën, e rrahën dhe e tërhoqën zvarrë për disa metra nga çanta e shpinës duke e plagosur rëndë.

Një student, gjithashtu viktimë e sulmit, dëshmon se “një burrë na tha se mund të dërgonte miqtë e tij me kapuç për të shkatërruar makinën tonë”.

“Kontrollet” e kryera nga anëtarët e organizatës kriminale, brenda dhe përreth banesave studentore, kanë sjellë shpesh herë sulme të egra ndaj kalimtarëve dhe studentëve, për të cilët autorët mendonin se ishin punonjës policie.

Ata ndiheshin të paprekshëm brenda ambienteve të universitetit.

“Çështja s’ka mbaruar këtu, as zbulimit. Dhe kjo pasi nga e hëna do të nisë hetimi për 20 celularët e të arrestuarve. Pamjet që kemi parë deri më tani, foto, video, mesazhe, telefonat janë nga celularët e të arrestuarve që kishin rënë në prangat e policisë pak ditë para se të kryhej operacioni dhe u zbulua se ishin anëtarë të grupit kriminal”, tha gazetarja Mina Karamitrou. “Policia ka në duar 20 aparate celularë. Ata mendojnë se do gjejnë prova të reja. Sigurisht që ka materiale të tjera dhe ka shumë mundësi që të shfaqen fytyra të reja. Sigurisht që ka edhe video, mesazhe dhe sigurisht biseda të reja në sistemet online që ata përdorën.”

“Në dosjen e çështjes përshkruhet se krimineli me origjinë shqiptare ka bërë rrugë të dyfishta, pra në ndërtesat e larta të Kampusit Universitar, për të vëzhguar, për të bërë një mbikëqyrje të përgjithshme të zonës për të parë se çfarë po ndodh dhe nëse policia do vinte në Kampusin Universitar ”, u raportua në median greke. “Ai kriminel, dhe kjo e vështirësoi shumë hetimin, dyshohet se nuk përdorte kurrë celularin e tij dhe sa herë që donte të komunikonte përdorte celularë të tjerë të bashkëpunëtorëve të tij. Ka deklarata të studentëve që përjetuar makthin dhe terrorizmin brenda banesës studentore. Nuk do t’ju përshkruaj skena sesi studentët e rinj që shkuan në ndërtesë dhe nuk i njihnin, nuk i kishin parë kurrë më parë, i ndaluan në hyrje, në derën e rezidencës studentore dhe u thanë “Më jep letërnjoftimin që të shoh nëse je vërtet student”. Ata i thyenin derën, hynin brenda dhe vidhnin gjithçka që gjenin”

Zjarr Tv Ad