Publikohet fotoja e parë zyrtare e mbretit Charles III, në krah qëndron gruaja e tij së bashku me trashëgimtarin e fronit dhe Princeshën e Uellsit

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Buckingham Palace” ka publikuar një foto të parë zyrtare të mbretit Charles III dhe bashkëshortes Mbretëreshës Camilla, së bashku me trashëgimtarin e fronit William dhe Princeshën e Uellsit Kate.

Sipas mediave fotoja u bë në Pallatin Buckingham një natë përpara funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II përpara një pritjeje shtetërore të organizuar nga mbreti për krerët e shteteve.

Në foto, mbreti ka një qëndrim të relaksuar, me dorën e majtë në xhepin e xhaketës dhe me krahun e djathtë duke përqafuar gruan e tij Camilla.

Në të majtë William, duke mbajtur gruan e tij për dore. Të katër protagonistët janë veshur me të zeza, sipas diktatit të zisë, burrat me kravatën e zezë dhe të katërt janë duke buzëqeshur.

Zjarr Tv Ad