“Më kanë masakruar”, 30-vjeçari shkon të vendosë implante te “Sante Plus” por vida i shkon në hundë

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fiks Fare denoncoi një tjetër skandal ku një 30 vjeçar ka rrezikuar jetën pas një operacioni në spitalin privat “Sante Plus” në Tiranë.

Denoncuesi ka shkuar për të vendosur 12 implante në gojë, por 3 i janë shkëputur dhe 1 prej tyre i ka shkuar në hundë. Ai ka bërë 3 operacione në atë spital, teksa thotë se nga vidat e implanteve në hundë ka shkuar edhe në urgjencë në Spitalin Ushtarak, me probleme hemorragjie.

“Jam 30 vjeç dhe i jam drejtuar ‘Fiks Fare’ se kam një problem me ‘Sante Plus’. Kam parë një ofertë për dhëmbët, s’i kam pasur në gjendje të mirë dhe shkova atje. Kam bërë një pagesë prej 4 milionë lekësh. Do bëja ndërhyrje, vendosje implante në gjithë gojën. Ndërhyrjet i bëra në datën 16 korrik 2022” thotë denoncuesi.

Më tej pohon se para se të futej në operacion, s’ka bërë asnjë lloj analize. “Erdhi doktori dhe më bënë anestezi totale. Më kanë vendosur 12 implante, në të njëjtën ditë. Atë ditë hoqa dhëmbët dhe vendosa implantet. Doktori ishte turk, por s’kam asnjë lloj informacioni”, pohon ai.

Fiksi e pyeti se çfarë shqetësimi ka pasur pas operacionit. “Pasi më doli anestezia, kam pasur dhimbje të tmerrshme. Shkova atje, po s’kam gjetur doktorë. Doktori që bëri ndërhyrjen s’e gjeta më aty. Më kanë masakruar atje. Shkova dhe në Spitalin Ushtarak në urgjencë. Më sollën dëmtime të mëdha” thotë qytetari, ndërsa sqaron se pas operacionit të parë, jo çdo gjë shkoi mirë.

“Shkova sërish atje dhe bëra disa ekzaminime me lekët e mia. Në gojë kisha infeksione. Kisha probleme fizike në gjithë trupin. Herën e dytë ishin disa mjekë nga Kosova. Ata më kanë thyer kockën. Një implant kishte shkuar në sinus (hundë). Ndjej një djegie hundësh, dhimbje koke të tmerrshme. Më lëvizën implantët”, vijon denoncuesi.

Sipas tij, operacioni i dytë shkoi më keq se i pari. “Doktorët kosovarë vendosën tapat dhe më thyen kockat. Kisha djegie dhe më thoshin shfryji hundët. Unë nuk ndjeja gjë! E hoqën një implant, ngeli ai në sinus dhe një tjetër me probleme” thotë 30 vjeçari.

Zjarr Tv Ad