“Më kërkove punë, të kesh turp o i pafytyrë “, plas SHERRI mes demokratëve në emision: Akti më i madh që ka bërë kjo zonja këtu është…

0
8106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Endira Bushati dhe analisti Nebil Çika janë zënë në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku, në RTSH 24.

Debati i ashpër u zhvillua, pasi sipas Bushatit, në kohën kur ajo ishte kryetare e AMA-s, Nebil Çika i ka kërkuar punë, gjë që ky i fundit e ka mohuar kategorikisht.

Pjesë nga debati në studio:

Nebil Çika: Akti më i madh që ka bërë kjo zonja këtu është gjoba prej 1 mln eurosh për Shijak TV. Ishte i vetmi televizion militant i PD.

Endira Bushati: Prit se po e kthen personale. E para të kesh turp se ke ardhur në zyrën time më ke kërkuar punë.

Nebil Çika: Unë të kam kërkuar punë?

Endira Bushati: Nuk është e vërtetë kjo?

Nebil Çika: Turp të kesh!

Endira Bushati: Ti ke ardhur në zyrën e AMA-s dhe ke kërkuar punë. Se të ka ngelur hatri pse s’të kam gjetur ty punë kjo është tjetër punë.

Nebil Çika: Unë nuk kam kërkuar dhe nuk kam bërë asnjëherë punë në shtet.

Endira Bushati: Ti nuk ke qenë në zyrën time, ti nuk ke qenë në zyrën time? Qenke i pafytyrë! Ti ke qenë në zyrën time dhe më ke kërkuar punë!

Zjarr Tv Ad