Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, në reagimin e saj për çeljen e negociatave, nuk ka sulmuar vetëm mazhorancën, por edhe opozitën.
“Mbi 15 vite nga Marrëveshja Stabilizim Associjimit.
Sa kohë akoma deri n? anëtarësimin e plotë në BE?
Me këtë bandë në pushtet rruga është e gjatë.
Me këtë çetë në opozitë rruga ka pengesa.
Te shkojmë në BE si Shqipëri me shqiptarë, kjo është çështja!
Kam premtuar se do të bëj pjesën time modeste, siç jam betuar, që ta përshkojmë atë rrugë më shkurt e me dinjitetin që meritojmë.
Bëje edhe ti, kushdo qofsh”, shkruan ajo.
Me sa duket reagimi i Açkës ka lidhje me Sali Berishën në krye te PD, që është shpallur non grata dhe që është në luftë me Perëndimin. Por dhe të kupolës së re të PD, e zgjedhur nga “Foltorja”.