“Gati të kandidoj për Bashkinë e Tiranës”, ish-deputeti i PD-së bën publik vendimin e tij dhe çfarë i ka premtuar Sali Berisha: Nuk iu shmangem sfidave!

0
12601
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një deklaratë e fortë ka ardhur sot në emisionin ‘Studio Live’ nga ish-deputeti demokrat Gert Bogdani. Teksa ka komentuar zhvillimet brenda PD-së, ai tha se e njeh Sali Berishën si kryetar të partisë, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që të kandidojë si kryebashkiak i Tiranës në zgjedhjet e ardhshme.

Ai tha se emri i tij është propozuar nga baza dhe nëse lidershipi i PD do e miratojë si kandidaturë, nuk do t’i shmanget kësaj sfide.

“Fjala vetëofrim është abuzim i disa portaleve. Emri është përmendur disa herë, është propozuar nga baza e PD. Nëse lidershipi i PD mendon një gjë të tillë dhe baza e mbështet unë si kam thënë kurrë jo asnjë sfide, sado e vështirë të jetë. Nëse është vullneti i lidershipit dhe mbështetja e bazës nuk i kam thënë asnjëherë jo”, tha ai.

Zjarr Tv Ad