“Më lejoni të betohem”/ “Durrësi” shpall moskompetencën për kërkesën e Fredi Belerit, ja kujt i kalon çështja

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Durrësit shpalli moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së Fredi Belerit, i cili kërkoi leje të bëjë betimin si kryebashkiak i Himarës dhe ia kaloi çështjen Gjykatës së Lartë për vlerësim.

Çështja “Beleri” është kthyer në një problem në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës. Dy gjyqtarë kanë hequr dorë nga gjykimi i kërkesës së Belerit. Fillimisht ka hequr dorë gjyqtari Rexhep Bekteshi, të cilit i kishte rënë shorti për ta gjykuar kërkesën. Më pas shorti i ra gjyqtares Besiana Garxenaj, e cila u tërhoq duke refuzuar kështu të përfshihet në këtë çështje “të nxehtë”.

Gjykimin e kërkesës së Belerit e mori përsipër gjyqtarja Entela Shedola. Interes shumë i madh për gjyqin e Belerit është treguar nga shteti grek, pasi punimet e seancës gjyqësore janë ndjekur nga ambasadorja greke në vendin tonë Konstantina Kamitsi.

Në ambientet e gjykatës së Durrësit i pranishëm ka qenë edhe Vangjel Dule, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Fredi Beleri bëri kërkesë pak ditë më parë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për t’u lejuar që të bëjë betimin si kryetar i bashkisë së Himarës.

Zjarr Tv Ad