Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Alvin Berisha iu bashkua ditën e sotme në Itali familjes së tij biologjike, pas muajsh të tërë përpjekje për ta shpëtuar nga kampi famëkeq në Siri, ku ndodhej prej 5 vitesh.
Media italiane, ka zbardhur një pjesë të dëshmisë që Alvini ka dhënë në polici për jetesën në kampin e Al Holit në Siri.
“Mami vishej si ninxha. Në Siri na mësonin të luftonim. Qëllonin shpesh me armë dhe donin të bëhesha ushtar. Më detyronin të flisja vetëm arabisht. Nuk më linin që të shkoja në shkollë.”- mësohet të kete thënë vogëlushi.
Alvini e kishte humbur nënën e tij Valbonën dy vite më parë pas një bombardimi në Siri, pasi i ishte bashkuar organizatës terroriste të ISIS.