‘Më mirë ‘non grata’ në vende që na lypin vizë, se ‘grata’ dhe mafioz që trafikon drogë dhe interesat e vendit’

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani.

Unë nuk e di se ç’korrupsion ka bërë Sali Berisha në Amerikë apo në Britani! Në Shqipëri di që është politikani i vetëm i rangut të Tij që jeton prej vitesh në një apartament modest. Aq modest sa edhe analistët që paguhen për ta sharë nuk pranojnë të jetojnë.

Sali Berisha është njëri prej liderëve politikë me influencë në jetën politike në vend. Është lideri që ka firmën e tij në anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe NATO. Është lider që siguroi atë që sot të gjithë e shijojmë, lëvizjen e lirë. Sali Berisha është padyshim politikani e lideri që ka krijuar një model politik i cili është i kritikueshëm dhe madje edhe i dënueshëm. 1997-ta është periudha më e errët në karrierën e tij, dhe qoftë dhe për kaq nuk duhej të ishte më në politikë. Por prezenca e tij në politikë, qeveri e opozitë, nuk ka lidhje as me kriminalizimin e pushtetit, as me trafikun e drogës e as me instalimin e shtetit mafioz që sundon.

Lënia e opozitës për kohë të gjatë në dorë të Ali Bej Bashës e ngarkon me përgjegjësi, por jo me fajin e rëndë të shkërmoqjes së opozitës për një grusht parash të qelbura. Sali Berisha ndoshta është pa të ardhme, por sot qartësisht është faktori që galvanizon një reagim opozitar të organizuar. “Non grata” ose jo, kjo ka pak rëndësi për misionin e ringritjes së një Opozite për të cilën vendi ka nevojë.

Nëse ngritja e Opozitës të bën “Non grata”, në djall vaftë kjo e fundit! Më mirë “non grata” në vende që na lypin vizë për t’i vizituar – sesa “grata” dhe mafioz që trafikon drogë e interesat e vendit lart e poshtë. Dhe më në fund, hiç mos u bezdisni nga insistimi: IN-CE-NE-RA-TO-RËT janë prova e modelit mafioz që sundon vendin!

Zjarr Tv Ad