“Më mirë të mos ekzistojë”/ Bamir Topi zbulon ku çalon opozita

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti Bamir Topi ka deklaruar se opozita është inekzistente duke theksuar faktin se, qytetarët nuk ka se kush t’i përfaqësojë.

Topi shprehet se, në opozitë vendosen njerëz që përkufizohen si besnikë të ekstremit të kryetarit.

Sipas tij në këtë mënyrë do të ishte më mirë që opozita të mos ekzistonte fare.

Ish-presidenti thotë se nuk ka opozitë, por ka vetëm grumbullime njerëzish me interesa egoiste.

Në një emision ai nënvizoi se ata nuk e kuptojnë se drama më e madhe është që qytetarët nuk ka kush t’i përfaqësojë.

“Në rast se politika vuan nga mënyra se si listohen për deputetë, opozita është në një situatë më dramatike. Në opozitë vendosen njerëz që përkufizohen si besnikë të ekstremit të kryetarit. Përfshirë ato probleme madhore që ka opozita. Pra, opozita për të qenë i drejtpërdrejtë, nuk ekziston dhe më mirë të mos ekzistojë në këtë mënyrë.

Më mirë, e them në thonjëza se është shumë e rëndë që ta them, mbas 32 vitesh, por diçka duhet të shkojë në ekstrem në kuptimin politik, që gjërat të kthjellohen, sepse duke menduar që ka opozitë, atëherë kujtohet një njeri të thotë që ne paskemi një sistem që ka dhe mazhorancë dhe opozitë, por në fakt opozitë nuk ka, ka vetëm grumbullime njerëzish të interesave shumë egoiste, mbasi i kanë kryer hallet e tyre.

Ju e dini, të gjithë e dinë, problemi është që pengesa e madhe për të krijuar opozitën pas 32 vitesh, është drama më e madhe që ka të bëjë jo me ata, por ata nuk e kuptojnë që drama është e qytetarëve. Qytetarët nuk ka kush i përfaqëson në këtë rast, vetëm zoti mund të na përfaqësojë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad