“Me një plumb humbën dy jetë”- Vrau partneren rumune, shqiptari dhe 29-vjeçarja po planifikonin martesën! Dëshmia: Po bëja shaka, mendova se …

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Me një plumb humbën dy jetë, ajo e Ninës dhe e imja”, mësohet se ka thënë 39-vjeçari shqiptar, i cili qëlloi për vdekje partneren e tij rumune brenda banesës ku jetonin në rrugën Patroklou në Kaminia, Greqi.

Gentian Mino ka pretenduar se e shkrepi armën gabimisht teksa po “ngacmonte” të dashurën e tij 29-vjeçare, pasi kjo e fundit nuk ndihej mirë kur shikonte pistoletën.

Ai ka deklaruar se mëngjesin e ngjarjes tragjike ishin ulur të dy në dhomën në tapetin e dhomës së ndenjes përballë tavolinës, duke pirë e duke biseduar.

Në një moment, shqiptari ka rrëfyer se Nina pa pistoletën dhe nuk ndihej mirë.

29-vjeçarja nuk e donte pistoletën në shtëpi dhe nuk donte ta shihte para saj.

Ajo i kërkoi që t’ia hiqte nga sytë dhe shqiptari ka pretenduar se reagimi i partneres iu duk qesharak, ndaj ka vendosur ta ngacmojë edhe më shumë, siç pretendon ai, duke i drejtuar armën për të cilën mendonte se ishte në siguresë.

Por teksa 39-vjeçari bënte shaka, arma që mbante në dorë është shkrepur duke qëlluar për vdekje të renë. Ai ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën.

“Çfarë bëra; Çfarë bëra; Nuk e desha”, ia përsëriti ai policisë që e arrestoi jashtë shtëpisë ku i priste në gjendje shoku.

39-vjeçari pohon se ai dhe Nina ishin shumë të dashuruar. Ai mohon të ketë pasur sjellje abuzive ndaj saj, siç kanë raportuar disa fqinjë. Shqiptari pranon se si çift kanë pasur disa grindje, por asnjëherë dhunë. Madje pretendon se jeta e tyre intensive seksuale ndoshta i shqetësoi disa fqinjë që u ankuan.

Mësohet se miq të viktimës dhe kolegë të saj Nina, po mbledhin para për transportin e trupit në Rumani pasi prindërit nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet.

Mes tyre është edhe vetë i akuzuari për vrasjen, shqiptari Gentian Mino.

“Ky njeri në asnjë mënyrë nuk kishte qëllim vrasjeje, ai është i shkatërruar dhe po përjeton ndjenja të thella pikëllimi dhe dhimbjeje pasi plumbi fatal goditi partneren e tij të jetës me të cilën synonte të martohej. Sikur ta kthente kohën pas, sikur të mos e kishte blerë kurrë, siç thotë ai, atë armë. Ai është penduar dhe i kërkon falje familjes së viktimës”, tha avokatja e tij Efi Somara.

Zjarr Tv Ad