Më nxori nga shtrati, i mbylla gojën me duar/ Si u thye greku dhe gjuha e trupit që i thotë të gjitha…

0
1286
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“I thyer” pas një dëshmie të gjatë dhe provave dërrmuese kundër tij, piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos, rrëfeu ngjarjen e rëndë, duke pranuar ditën e djeshme që gruan e ka mbytur me duart e tij, Caroline në Glyka Nera. “Autori i është burri i saj 32-vjeç, i cili ka rrëfyer dhe pranuar”.

Piloti ia atribuoi veprën e rëndë konfilkteve që ai kishte me gruan e tij 20-vjeçare kohët e fundit. “Policia ishte e bindur se kurrë nuk kishte pasur një grabitje në shtëpinë në Glyka Nera” shkruajnë mediat greke. “Dëshmitë ishin kontradiktore, por ai po luante rolin e burrit të shkatërruar” citojnë mediat greke një zyrtar grek pranë hetimeve.

20-vjeçarja Caroline, është mbytur në mënyrën më mizore nga burri i saj, ku  kishin pasur edhe probleme. “Ata nuk ishin një çift i lumtur. Caroline po kërkonte të largohej nga shtëpia me fëmijën” tha më tej një tjetër zyrtar grek. Policia ka prova që gruaja po kërkonte hotel për t’u zhvendosur nga shtëpia, pas debateve me pilotin.

Hetuesit arritën që të rikuperojnë mesazhet nga telefoni celular i Caroline, e cila kishte shkëmbyer me burrin natën fatale, vetëm pak para ngjarjes së rëndë. Mesazhet u shkëmbyen në mesnatë kur Babis Anagnostopulos, u regjistrua nga kamera e sigurisë në katin e parë të shtëpisë së tyre, me foshnjën në krahë. Sipas të njëjtit informacion, pretendohet se mes mesazheve të rikuperuara ka edhe një SMS nga 20-vjeçarja drejtuar Babis Anagnostopulos, se ajo do të largohej nga shtëpia me fëmijën e tyre.

Përballë pyetjeve të hetuesve greku u dorëzua, duke pranuar se ishte ai autori. Babis Anagnostopoulos pranoi se ka mbytur gruan e tij dhe me një bluzë i mbylli gojën dhe hundën duke i shkaktuar vdekjen nga mbytja. Piloti u justifikua duke thënë se atë natë 20-vjeçarja e kishte larguar nga shtrati dhe në inat e sipër veproi me gjaknxehtësi duke e mbytur. Ndërkohë që mediat greke kanë rikthyer edhe njëherë videon me dëshminë e tij të parë në media të nesërmen, duke analizuar gjuhën e trupit, që sipas ekspertëve i thoshte të gjitha.

“Shpresoj që askush të mos kalojë atë që kalova unë, shpresoj të kapen shpejt autorët” tha 32-vjeçari pak orë pas aktit mizor, që në fund u zbulua se kishte autorësinë e tij.

 

Zjarr Tv Ad