Me SHBA-në apo me Berishën? Paloka shpërthen kundër mbeshtetësve të Bashës: Lërjani Ramës dhe lëtyrësave diversionet

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Paloka, kreu i Këshillit Kombëtar të PD, ka reaguar përmes një postimi në rrjet, lidhur me pyetjen që ka nisur të qarkullojë jo vetëm përmes sondazheve mediatike, por edhe në rradhët e politikës: me kë jeni, me Sali Berishën apo SHBA?

“Shoh që së fundmi është hedhur e qarkullon një pyetje nëpër rrjetet sociale, herë në formë sondazhi e herë si ftese për debat: Me kë jeni, me Sali Berishën apo me SHBA ?

Mos ju bëni demokratëve pyetje të tilla se janë të shëmtuara…! Lerjani Ramës dhe lëtyresave të tij këto diversione”, shkruan Paloka.

Deputeti demokrat është shfaqur në krah të ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili me një vendim të kreut të PD, Lulzim Basha, është përjashtuar nga grupi parlamentar. Basha e justifikoi vendimin me presionin e vazhdueshëm të SHBA lidhur me çështjen, ndërsa u shpreh se ky ishte vendimi i jetës së tij.

Zjarr Tv Ad