“Me shkarkimin e Ahmetajt, Rama kërkon të …”, Aleksandër Çipa tregon çfarë fshihet pas ndryshimeve të fundit në qeveri, ngre dyshime edhe për mënyrën sesi u largua Zef Mazi

0
390
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka reaguar për shkarkimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetajn. Sipas tij kjo lëvizje është një mesazh i drejtpërdrejtë politik dhe reflektim i kryeministrit për të krijuar marrëdhënie me akuzat e rënda për inceneratorët.

Çipa u shpreh nga pikëpamja politike kjo lëvizje e kryeministrit bëhet mbi bazën e një perceptimi që kërkon të fitojë pikë.

“Tashmë realiteti i ndëshkueshmërisë në vend është i pashmangshëm dhe i paeklipsues. Duket se heq një kritikë të opozitës dhe krijon mundësinë për tu përgatitur edhe në kontekst të betejës elektorale.”, u shpreh ai.

Lidhur me shkarkimin e kryenegociatorin Zef Mazi dhe emërimin në vend të tij të ministres së Shtetit Majlinda Dhuka, deklaroi se përdorimi në shkresën zyrtare i termit shkarkim lë shumë hamendësimi dhe krijon komente.

“Shkresa ishte e shoqëruar me shkarkimin e Ahmetaj, përqasja është e papranueshme se motivet janë të ndryshme, për zotin Mazi i cili u rekrutua me statusin e kryenegociatorit prej vendit kandidat në BE.

Erdhi prej perëndimit, mungesa e një sqarimi për arsyen reale apo formale për shkarkimin e tij, shton dilemat dhe dyshimet se mund të ekzistojë një çështje e cila nuk bëhet e panjohur për publikun, pavarësisht se shoqërohej me vlerësimet për të. Kjo lëvizje shton dyshime politike.

Dua të besoj se është sipar i disa lëvizjeve që mund të bëhen deri në vjeshtën e këtij viti. Besoj se kanë të bëjnë me një strategji reagimi, në atë që mund ta quajmë konsumim të qeverisjes dhe përgatitjen për një platformë të re elektorale.”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad