Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka nisur vizitën zyrtare në Turqi, me ftesë të Presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Fillimisht Rama, është pritur nga Ministri i Mjedisit, Murat Kurum dhe zyrtarë të tjerë turq, ndërsa më pas, ai u prit nga Erdogan me një ceremoni shtetërore.
Eskorta e Ramës, ishte e shoqëruar nga forca të shumta sigurie, ndërsa vihen re kuajt dhe ushtarët. Rama dëgjohet duke iu drejtuar ushtarëve “Merhaba asker!”.
Kryeministri Shqiptar, u shpreh më herët në “Facebook” se ka shkuar në Turqi, për të përmbyllur një mori marrëveshjesh mes dy shteteve.