“Më vjen keq që…”, debat i ashpër mes Arjan Currit dhe Ndrecës: Pse të duket absurde, edhe në kohën e Enverit një popull i tërë e kishte frikë

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Plarent Ndreca dhe juristi Arjan Curri debatuan në “Top Story” për mënyrën se si shqiptarët zgjedhin të votojnë Ramën.

Currit deklaroi se qytetarët e kanë frikë Ramën, njëkohësisht kryeministri ka zgjedhur mënyrën se si ti mbajë pas vetes ata.

Por këto deklarata u kundërshtuan nga Ndreca, i cili u shpreh se kjo gjë nuk ekziston pasi jemi në demokraci, teksa e konsideroi si diçka absurde. Ai shtoi se Edi Rama nuk bashkëpunon me non-gratat.

Pjesë nga debati:

Arjan Curri: Po të bëheshin këto sondazhe në kohën e Enverit, njerëzit e donin më shumë Enverin në vitet e para të pushtetit, e vitet e mesme. Rama është mjeshtër për t’i mbajtur njerëzit mes dëshpërimit dhe durimit. I ka akoma në durim, nuk i ka çuar ende në dëshpërim”

Plarent Ndreca: Tani të thuash që shqiptarët e kanë frikë Ramën është një absurd dhe më vjen keq ta dëgjoj. Është absurde që 833 mijë njerëz të kenë frikë Ramën.

Arjan Curri: E kanë sigurisht që e kanë. Në kohën e Enverit një popull i tërë e kishte frikë Enverin, pse të duket absurde. Nuk është një gjë e re.

Plarent Ndreca: Ka një ndryshim shumë ta madh jemi në demokraci. Në demokraci nuk ka arsye që të ketë njëri frikë. Ai i ka mbajtur një qëndrim politik. Në fakt nuk e ka mbajtur vetëm sot. E ka thënë qartësisht në parlament që nuk bashkëpunon me non-gratat.

Zjarr Tv Ad