“Më vjen turp nga vendi im”, këshilltari i Rusisë në OKB jep dorëheqjen

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilltari i Rusisë në Kombet e Bashkuara, me zyrë në Gjenevë ka dhënë dorëheqjen.

Sipas medieve të huaja, Boris Bondarev e përshkroi si të turpshëm agresionin rus në Ukrainë.

“Kurrë nuk kam pasur kaq turp për vendin tim që nga 24 shkurti“, tha ai, duke shtuar se pushtimi i Ukrainës është edhe krim kundër popollit rus.

Në letrën e tij të dorëheqjes, ai e quajti ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, si një “ilustrim të mirë të degradimit të këtij sistemi”.

Letra u shpërnda në rrjetet sociale nga avokati ndërkombëtar Hillel Neuer.

Zjarr Tv Ad