Media e Ramës, Top Channel, si Bin Laden: Biden do e çojë SHBA në katastrofë!

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Faqja e televizionit që tashmë nuk e fsheh se është 24 orë në shërbim të Edi Ramës, Top Channel, ka luajtur këtë të dielë me një titull bizar kundër presidentit të SHBA, Joe Biden.

Duke ju referuar ribotimit të një letre “dëshirore” të kryeterroristit Osama Bin Laden në median amerikane New Jork Post, TCh, ka arritur në përfundim të njëjtë me kreun Al Kaeda në vitin 2010 : Biden  president është i paaftë!

Letra e ribotuar në kontekstin e zhvillimeve më të fundit në Afganistan tregon për dëshirën e Bin Laden që nëse vritet ish-presidneti Barak Obama në atë kohë, Biden, do të ishte një zëvendëuses “i mirë” pasi është i papërgatitur për të udhëhequr SHBA-në.

Të gjitha mediat amerikane që e kanë ribotuar këtë letër, ngelen thjesht në konstatimin e asaj që mendonte Bin Laden për biden në atë kohë, por Top Channel ka treguar më tepër zell me tituj e saj duke e bërë fakt të kryer dhe duke arritur në të njëjtin përfundim dëshiror me ish-kreun e Al Kaeda.

Në dy botime të këtij lajmi kemi këta tituj që në fakt nuk kanë asnjë lidhje logjike me shkrimin e New Jork Post të cilin e citojnë.

Zjarr Tv Ad