Rimbursimi i medikamenteve për personat e prekur nga virusi dhe që ndiqen në banesë.
Sipas urdhërit të datës 19 Nëntor, të gjithë të prekurit dhe që kanë një gjëndje të lehtë deri të mesme të sëmundjes, do të ndiqen në banesë dhe do të përfitojnë rimbursimin e ilaçeve dhe vitaminave në vlerën e 1650 Lekë deri në 10.900 Lekë.Një i prekur në formën e lehtë do të marrë paracetamol, aspirinë, ibuprofen, vitaminë D, vitaminë C, azitromicinë dhe levofloxacin.
Ndërsa një rast i moderuar, përveç antibitiotikëve dhe vitaminave mund të marrë edhe dexamethason 0.5 mg dhe antikoagulant apixaban 5 mg (xarelto) dhe rivaroxaban 15 mg .
“Mjeku i do të bëjë përshkrimin e barnave siç përcaktohet në udhëzim. Kohëzgjatja maksimale e trajtimit do të jetë jo më shumë se 1 muaj dhe nuk do të kalojë vlerën e rimbursimit të përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave”.