Mediu pret për darkë personalitetet e larta të NATO-s: Ndamë shqetësimet për ndikimin rus dhe kinez

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka pritur në një takim të veçantë për darkë personalitete të larta nga SHBA, Kanada dhe Britania. Në një postim në rrjetet sociale, Mediu zbulon mysafirët e tij për darkë. Bëhet fjalë për ish-zyrtarë, ish-gjeneralë të NATO-s që kanë dhënë kointribute të mëdha për Shqipërinë dhe Kosovën. i pranishëm ka qenë gjithashtu edhe ish-Kryeministri i Kanadasë Stephen Harper. Mediu thotë se ndanë shqetësimin e përbashkët për ndikimin rus dhe kinez në rajon, si dhe përpjekjet për të rikthyer tensionet dhe konfliktet në rajonin e Ballkanit

Postimi i plotë:

Kenaqësi të kisha mysafir për darkë, miq të jashtëzakonshëm nga SHBA, Kanada dhe UK.

🔹Gjeneralët Wesley Clark dhe Jim Jones të dy ish komandant Supren të NATOs, miq të vërtetë të shqiptarëve.

🔹Gjenerali Clark komandanti NATOs që drejtoj luftën për clirimin e Kosovës nga pushtimi dhebgenocisi Serb.

🔹Gjenerali Jones nga Pentagoni si këshilltar ushtarak i Sekretarit Cohen. Më tej si komandant Suprem i NATOs mbështeti reformat në Forcat e Armatosura dhe si Këshilltari për Sigurinë i Presidentit Obama antarlsimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009.

🔹Po ashtu me ish Kryeministrin e Kanadasë Stephen Harper i cili mbështeti dhe ndihmoj antarlsimin e Shqipërisë në NATO, kryetar i IDU ku është anëtare Partia Reoublikane🔹

🔹Liam Fox deputet Britanik, ish Ministri Mbrojtjes si dhe ish Minister për tregetinë ndërkombëtare, një nga përfaqësuesit më në zë zë konservatorëve Britanik.

🔹Ndamë shqetësimin e përbashkët për ndikimin Rus dhe Kinez në rajon, si dhe përpjekjet për të rikthyer tensionet dhe konfliktet në rajonin e Ballkanit.

Zjarr Tv Ad