Presidenti i Këshillit Evropian uron Bajram Begajn për marrjen e detyrës: Jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri, mezi presim…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

President i i Këshillit Europian, Charles Michel, ka uruar Bajram Begajn për marrjen e detyrës si president i ri i Shqipërisë. Në urimin e tij Michel nënvizon rëndësinë e hapjes së negociatave dhe thekson se tashmë marrëdhëniet BE-Shqipëri ndodhen në një moment emocionues. Ai shton se BE mezi pret të ndërtojë së bashku me vendin tonë të ardhmen e përbashkët.

“Urime për Bajram Begajn për marrjen e detyrës si President e Shqipërisë. Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët”, shkruan Michel.

Kujtojmë se Bajram Begaj do të betohet pasditen e sotme në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend si Presidenti i ri i vendit.

Zjarr Tv Ad