Mediu thirrje Metës nga Shkodra:”Të shpërndajë parlamentin, nëse nuk merret parasysh..”

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në një takim me strukturat e partisë së tij në Shkodër ka deklaruar se Kodi Zgjedhor është bërë me qëllim për të manipuluar zgjedhjet.

Mediu theksoi se Kreu i Shtetit duhet të shpërndajë Parlamentin, nëse nuk merret në konsideratë dekreti i tij për kthimin e ndryshimeve të njëanshme të kodit elektoral të bëra nga Rama duke shkatërruar konsensusin e 5 qershorit dhe standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Presidenti i Republikës duhet të shpërndajë parlamentin nëse parlamenti nuk merr në konsideratë dekretin e tij për kthimin e ndryshimeve të njëanshme të kodit elektoral të bëra nga Rama duke shkatërruar konsensusin e 5 qershorit dhe standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Presidenti ka bërë në mënyrë publike dhe të përsëritur qëndrimin se do shpërndajë parlamentin nëse do të cenohet kushtetuta dhe standardet e zgjedhjeve, në respekt të detyrimit të tij.

I kam kërkuar opozitës dhe e përsëris qe opozita dhe veçanërisht PD duhet t’ja kërkojë Metës të marrë një vendim të tillë”, tha Mediu.

Zjarr Tv Ad