Megaskandali i kreut të Kadastrës, reagon Dashamir Shehi: Kjo i vuri vulën paturpësisë dhe hajnisë së këtij shteti

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati për deputet në aleancën PD-AN, Dashamir Shehi ka deklaruar ditën e sotme se megaskandali me kreun e Kadastrës, Artan Lame i vuri vulën paturpësisë dhe hajnisë të qeverisë aktuale.

Shehi thotë se legalizimet falas e sollën në pushtet qeverinë aktuale dhe ato i vendosën vulën e humbësit dhe mashtruesit.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, përmes një postimi në rrjetin social Faceboook, ka publikuar një audiopërgjim, ku dëgjohet drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, duke udhëzuar vartësit e tij të shfrytëzojnë legalizimin e 320 mijë legalizimeve në funksion të marrjes së votës.

“Legalizimet falas të sollën në pushtet, Legalizimet të vendosën vulën e humbësit dhe mashtruesit !

Premtimi për legalizime falas në fund të fushatës të solli një bum votash në vitin 2013, çka solli dhe rrotacionin. Legalizimet falas rezultuan mashtrimi më i madh në tetë vite, ashtu siç ishin premtimet për shëndetësi falas, për arsim falas dhe për rritje ekonomike. Skandali i fundit ku kreu i Kadastrës Artan Lame, flet ne emër të kryeministrit se si ti mashtrojnë qytetarët për legalizimin i vë vulën shkërmoqjes shtetit, i vë vilën paturpësinë dhe hajnisë së këtij shteti që për tetë vite talli dhe rrënoi shqiptarët. Me 25 prill shqiptarët nuk do t’ja falin poshtërimin Edi Ramës dhe shpurës së tij. Shqiptari gjithë jetën punon për një pronë, vlera e së cilës ka rënë nga paratë e krimit të injektuara në ndërtim. Për të legalizuar këtë pronë të ndërtuar me djersë shqiptarit i duhet të poshtërohet nga shteti, nga Lame nga Rama dhe sekserët e tyre. Fytyra e vërtetë e kësaj qeverie janë ato fjalë të Artan Lames dhe jo video me mesazhe në facebook të Ramës e kukullave të tij. Me 25 prill votojmë së bashku për t’ju rikthyer dinjitetin . Paturpësia dhe rrënimi i shtetit kanë emër, ai është Edi Rama !” tha Shehi.

Zjarr Tv Ad