Ramës nuk i bën përshtypje skandali legalizimeve, flet për vaksinimin: Nuk ka nder më të madh sesa t’iu nxjerr nga tuneli i pandemisë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Superskandali ku kreu i Kadastrës Artan Lame dëgjohej t’i thoshte vartësve të tij të shfrytëzojnë legalizimin e 320 mijë objekteve në funksion të marrjes së votës mesa duket nuk i bën përshtypje Kryeministrit Edi Rama.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, përmes një postimi në rrjetin social Faceboook, ka publikuar një audiopërgjim, ku dëgjohet drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, duke udhëzuar vartësit e tij të shfrytëzojnë legalizimin e 320 mijë legalizimeve në funksion të marrjes së votës.

Nga ana tjetër, Rama me anë të një statusi në Facebook flet për sukseset që po regjistron Shqipëria në luftën kundër koronavirusit.

Kryeministri ka shpërndarë një grafik ku shihet Shqipëria e para në Ballkan për numër vaksinimesh në 100 banorë.

“Nuk ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë”, shkruan Rama.

 

Zjarr Tv Ad