Meksika sulmon karvanin me emigrantë, ndalon qindra prej tyre

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Meksika ndaloi rreth 400 emigrantë të Amerikës Qendrore që po udhëtonin në jugun e vendit në  përpjekje për të arritur në kufirin amerikan.

Operacioni i së hënës në shtetin Chiapas synoi një grup prej rreth 3.000 emigrantësh, përfshinin fëmijë të vegjël.

Raportohet se kjo është batisja më e madhe për emigrantët që udhëtojnë në të ashtuquajturit karvanët. Zyrtarët thonë se të ndaluarit kishin refuzuar të aplikonin për viza.

Meksika është nën presion nga SHBA për të frenuar lëvizjen e madhe të njerëzve që shkojnë në veri.

Ka pasur rritje të numrit të burrave, grave dhe fëmijëve që ikin nga El Salvador, Honduras dhe Guatemala.

Presidenti Donald Trump kërcënoi Meksikën se do mbyllte kufirin nëse nuk merrte masa.

Çfarë ndodhi?

Autoritetet meksikane synuan emigrantët në fillim dhe në fund të karvanit që po ecnin në një rrugë pranë qytetit të Pijijiapan. Ata detyruan qindra emigrantë të hynin në automjetet e policisë ndërsa fëmijët qanin.

Emigrantët që arritën të shpëtonin u fshehën në kodra dhe u strehuan në strehimore e kisha aty pranë.

“Ata pritën derisa ne ndaluam për të pushuar dhe na sulmuan, duke ngacmuar fëmijë dhe gratë,”tha Arturo Hernández, një fermer 59-vjeçar nga Comayagua, Honduras, i cili iku me nipin e tij. “Ka ende njerëz të humbur në pyll. Pyjet janë shumë të rrezikshëm.”

Të burgosurit u dërguan në një stacion emigrimi në qytetin e afërt të Tapachulës, por nuk është e qartë nëse do dëbohen.

 

Zjarr Tv Ad