Melania Trump ka folur për eksperiencën 2-javore me korona*virusin/ Ja me çfarë u trajtua

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, postoi një ese personale në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë, duke folur për eksperiencën e saj në luftën me Corona*virusin. Melania zbuloi se; jo vetëm ajo dhe presidenti u prekën nga koronavirusi, por gjithashtu edhe djali i tyre 14-vjeçar, Barron Trump. Fillimisht Barron doli negativ ndaj testit, por duket se në testin tjetër ka rezultuar pozitiv.

Ndërsa Donald dhe Melania, kanë rezultuar negativ në testin e fundit pak ditë më parë, Zonja e parë ka ndarë publikisht përvojën e saj 2-javore.

“Natyrisht, mendja ime shkoi menjëherë tek im bir”,-shkroi ajo, teksa shtoi se Barron nuk kishte asnjë simptomë dhe tani edhe ai është negativ.

Sa i përket simptomave të saj, Melania shkruajti se ato ishin minimale, megjithëse shtoi se e g*oditën të gjitha menjëherë dhe dukej se ishin një sërë simptomash, të njëpasnjëshme në ditët më pas.

Ajo tha se kishte dhimbje trupi, kollë, dhimbje koke dhe ishte jashtëzakonisht e lodhur.

Ndryshe nga burri i saj, Melania Trump, nuk shkoi në spital për trajtim, por u izolua në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë. Ajo shtoi se për t’u trajtuar, ndryshe nga bashkëshorti, zgjodhi një rrugë më natyrale, duke u mbështetur në vitamina dhe ushqim të shëndetshëm, jo ilaçe.

Që nga diagnostikimi i çiftit presidencial, stafi ekzekutiv i rezidencës ka marrë masa paraprake për të mbrojtur veten dhe të tjerët, duke përfshirë maska ​​dhe pajisje mbrojtëse personale, sipas një njoftimi nga zyra e Zonjës së parë.

Mirëpo, Presidenti ka treguar shumë pak shqetësim në lidhje me përhapjen e vir*usit, duke udhëtuar ditët e fundit për të folur para turmave të mijëra njerëzve, dhe ka pretenduar pabazë se tani është “imun” ndaj vir*usit. Ai gjithashtu ka treguar pak ndjeshmëri për të tjerët që janë sëmurë, ose kanë humbur familjen dhe miqtë si pasojë e Corona*virusit, duke zgjedhur në vend të kësaj të tallet me ata – veçanërisht me rivalin e tij, Joe Biden – që mbajnë maska ​​dhe praktikojnë distancimin social.

Zjarr Tv Ad