Menaxheri humbi jetën në aksident, reperi shqiptar: Nuk mund ta pranoj, do kisha dhënë jetën për ty

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident që ndodhi të shtunën në rrugën Prishtinë-Ferizaj i mori jetën një 25-vjecari, që u identifikuar si Sefa Kaya.

Ai ishte menaxheri i disa artistëve të famshëm, përfshirë reperit shqiptar Azet, i cili është shumë i njohur në Gjermani.

Sipas mediave kosovare, ai kishte vizituar Kosovën për të përcaktuar datat e koncerteve të Azet.

Reperi është lënduar shumë nga lajmi dhe ka shprehur ngushëllimin e tij me anë të një postimi në Instagram.

 “Ti ishe vëllai im, partneri im, njeriu që ishte pranë meje 24 orë. Do të kisha dhënë dhe jetën për ty. Tani ti na ke lënë. Allahu të pranoftë në Parajsë. Unë nuk mund ta pranoj këtë. Sefa, vëllai im!”, shkruajti Azet.

 

Zjarr Tv Ad