Avokati Spartak Ngjela në një lidhje ‘Skype’ për Fax News foli mbi situatën në Ukrainë duke thënë se nuk e priste një gabim kaq të rëndë nga pala ruse.
Sipas tij Putin mendonte se njerëzit do e prisnin me lule por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi bëhet fjalë për dy kombe të ndryshme dhe ukrainasit njihen historikisht si njerëz ushtarakë dhe të guximshëm.
Ngjela: Nuk mund të kisha një mendim të prerë por nuk ma merrte mendja që rusët do të gabonin kaq rëndë. Duhet të keni parasysh një gjë, popujt kur luftojnë për nderin e tyre nuk mposhten aq kollaj sa mendohet. Heminguej na ka thënë vetëm kur kemi humbur e kuptojmë se ç’është lufta.
E di që do vijojë, Rusia ndihet e izoluar dhe sot e patë se si dolën të gjithë nga mbledhja, e lanë vetëm ministrin e jashtëm në fjalën e tij. Ka një goditje të rëndë ndaj Rusisë.
Ukraina është në luftë, por është në mbrojtje të plotë, Rusia nuk pushton dot. Unë mendoj që nga shenjat kuptohet se Rusia nuk e pushton dot, dhe po e bëri ka faturë shumë të madhe, asnjë qytet të madh nuk ka marrë ende. Ata menduan se do ti prisnin me lule, problem qëndron se kombet janë të ndarë.
Ukrainasit kanë histori shumë të lavdishme në luftërat e tyre, janë popull ushtarak.
-Putin sipas jush a u tregua naiv që mendoi se Ukraina nuk do i përgjigjej?
Ngjela: Ai nuk mendoi për Rusinë por për pushtetin e tij, i kishin rënë aksionet. Harroi që ato ngrihen menjëherë nëse ti tregon heroizëm, siç po bën Zelensky. Presidenti ukrainas krijoi frymën e heroizmit. Tërheqja e Putin varet se sa e fortë do të jetë Ukraina, nga sjellja kuptoj se presidenti i Ukrainës është shumë optimist, ai diçka di.
6 ditë, a janë test për të ardhmen e kësaj lufte? Në një optikë normale po, sepse askush nuk e mendonte një rezistencë të tillë. Ka ndodhur që popujt i kanë pritur me lule, ideologji por nuk ndodhi kshu. Rusia nuk e fiton dot luftën.