“Mendoni veten në 21 maj”/ Mesazhi i Sonila Meços: Gjykofshi me mend

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Sonila Meço, dy javë para zgjedhjeve ka parashikuar se çfarë do të ndodhë pas datës 14 maj.

Ajo u drejtohet qytetarëve që të gjykojnë me logjikë pasi askush nuk e meriton më shumë votën se njerëzit që ndikojnë në jetën e tyre.

“Mendoni veten në 21 Maj.

Zgjedhjet kanë përfunduar, zarat për 4 vjet janë hedhur. Fati i ajrit, ujit, gjelbërimit, taksave, betonit, plehrave, inceneratorit, trafikut e transportit është vendosur. Për mirë a keq.

Luizi i është rikthyer jetës pas bëmave të përditshme, që ju kanë përfshirë me gjithsej. Ai do të sistemojë jetën e vet, së bashku me finalistët e tjerë, me prezencë në netë mijra eurosh, koncerte, sponsorizime.

Ne do t’i rikthehemi jetës sonë. Aty ku e kemi lënë. Ose me një shpresë më shumë. Kjo e fundit assesi nga Luizi a miqtë e tij. Por i vetmi mjet, që na ka mbetur për të shpresuar për më mirë, vota.

Dramat e të qeshurat e një nate spektakël sosin me fikjen e tv-së. Harrohen me mbylljen e një spektakli. Imagjinoni deri në 21 Maj.

Ato të jetës duan edhe gjumin tuaj. Dhe i vuajnë fëmijët e të shtrenjtët tuaj. Deri sa të keni frymë.

Në fund të ditës, a nuk jeni heronjtë e familjes suaj? A nuk e meritoni çdo ditë për sakrificën e historinë tuaj të përlotni e gëzoni një popull të tërë? Të shijoni edhe ju begatinë e popullaritetit, sponsorave, lekut letër? Të trajtoheni si njerëz me dinjitet nga të zgjedhurir tuaj?

Pra, askush nuk e meriton pasionin dhe votën tuaj më shumë se njerëzit, që ju ndikojnë jetën.

Gjykofshi me mend për ta!”, shkruan Sonila Meço.

Zjarr Tv Ad