MERKATO/ Kukësi zyrtarizon mbrojtësin Boshnjak

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Kukësit vazhdon përforcimet për të vënë në dispozicion të trajnerit Gega një skuadër konkuruese. Në llogarinë e klubit ne facebook shkruhet:

Futboll Klub Kukesi njofton se qendërmbrojtësi boshnjak Tarik Isić është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mbrojtësi 27-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Isiç vjen në Shqipëri nga kampionati boshnjak, ku sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Velez Mostar, ekip me të cilin ka fituar edhe Kupën e Bosnjës. Në të shkuarën, mbrojtësi shtatlartë ka luajtur edhe me ekipe si FK Olimpik, Celik Zenica, Radnik Bijelj, e Capljina.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Isić dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Dobro došao Tarik Isić!

Ndërkohë vetë 27 vjecari shprehet ambicioz dhe kërkon trofe që në sezonin e parë me skuadrën e re: “Është një sfidë e re për karrierën time. Kampionati shqiptar duket shumë mirë sidomos me infrastrukturën e re e cila është shumë e rëndësishme për ne futbollistët.

Jam shumë i lumtur që do të bashkëpunij me trajnerin më të mirë shqiptar, Skënder Gegën për të cilin kam dëgjuar fjalët më të mira nga Pero Pejiç. Më ka folur edhe shumë mirë për klubin dhe për Shqipërinë kur isha duke kërkuar për më shumë informacione.

Synoj dhe shpresoj që në sezonin e parë bashkë, të fitojmë të paktën një trofe për tifozë tonë. Forca Kukësi” ka thënë ai.

Zjarr Tv Ad