Merkato: Tirana e ka me nxitim, Kallaku mund të przantohet sot

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Tiranës po mundohet të vendos sa më shpejtë në dispozicion të trajnerit Shehi futbollistët që do te jenë pjesë e skuadrës sezonin e ardshëm. Me shumë mundësi sot do të jetë dita e prezantimit të Kallakut, mesfushori pritet të dalë në stërvitje mebardheblutë, duke qenë një nga përforcimet e radhës së skuadrës 26 herë kampione të Shqipërisë.

Lion Cahani dhe David Kras niqi janë dy lojtarë të tjerë në provë te Tirana. Në stërvitjen e djeshme trajneri Orges Shehi priti dy lojtarë të rinj në ekip për t’i testuar. Bëhet fjalë për një mesfushor qendre dhe një sulmues të dytë që trajneri duhet t’i vëzhgojë me kujdes deri në fund të javës dhe më pas të japë verdiktin përfundimtar.

Lion Cahani është shqiptar, ai ka lindur në Tiranë dhe ka dalë nga Akademia e Futbollit. Prej sezonit 2020-2021 ka qenë pjesë e skuadrës së moshave dhe ekipit të parë të HNK Gorica. Roli i tij është sulmues i dytë dhe kërkon të tregojë veten te Tirana, ndonëse është vetëm 20 vjeç.

David Krasniqi është vetëm 19 vjeç. Luan si mesfushor qendre dhe mesfushor i avancuar. Ka lindur në Payerne të Zvicrës, por ka prindër kosovarë. Ka dalë nga moshat e Xamaksit dhe së fundmi ka luajtur me FC Portalban.

Romeo Harizaj është një tjetër alternativë për Tiranën. Portieri fierak i cili deri dje ishte pjesë e Dinamos, duket se po ndiqet me kujdes nga bardheblutë.

Portieri shihet si një zëvendësues i mundshëm i Bekajt, nëse portieri largohet nga Shqipëria.

Zjarr Tv Ad