Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë në Janar Greqinë. Sipas gazetës greke “Kathimerini” vizita dy ditore e kancelares gjermane pritet të realizohet 10-11 Janar.
Gjatë viztës dy ditorë znj. Merkel pritet të takohet me Presidentin e Republikës greke, Kryeministrin dhe Kryetarin e opozitës greke. Qëllimi i vizitës në plan të parë është dhënia e një mesazhi pozitiv pas daljes zyrtare të Greqisë nga programi ndërkomëtar i shpëtimit.
Por sipas gazetës “Kathimerini” zgjedhja e datës nuk është e rastësishme. Kjo sepse disa ditë më vonë me përjashtim të ndonjë të papriture qeveria maqedonase e Zaev do të ketë mbaruar me ndryshimet kushtetues për ndërrimin e emrit dhe Marrëveshja e Prespës do të marrë rrugën drejt Parlamentit grekë.